Efi bisedon me Kiarën për Bledin: Më ka zhgënjyer

Secili prej banorëve ka një vazo të personalizuar në shtëpi dhe herë pas here ujisin lulen e tyre.

Në shtëpi kanë mbetur edhe vazot e ish-banorëve, një prej të cilëve edhe vazo e Oltës.

Bledi sot po kujdesej për vazon e Oltës dhe ky veprim i ka bërë përshtypje Efit. Duke folur me Kiarën, ajo u shpreh se është shumë e zhgënyer nga Bledi dhe nga tipi i tij.

Efi i tregoi Kiarës, që Bledi po ujiste lulen e Oltës, ndërsa e cilësoi veprimin e tij si “furçë”. Ajo tha se nuk e dinë për çfarë qëllimi e ka bërë një gjë të tillë dhe se sipas saj, nuk ishte një veprim i hijshëm.

Dy vajzat komentuan edhe sjelljen e Nitës. Kiara tha se ajo ka shfaqur një sjellje tjetër në shtëpi. Sipas Efit, ajo ashtu ka qenë gjithmonë, por tani po e shfaq veten e saj të vërtetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *