Teksa konsumonin drekën së bashku, ditën e djeshme Luiz Ejlli i tha Kristit që Dea Mishel dhe Efi Dhedhes janë të dyja pa karakter, pasi deri para ‘Prime’-t ishin ‘armike’, ndërsa tani qëndrojnë bashkë.
Por Kristi e kundërshtoi duke thënë se Dea po flet në mënyrë shumë normale me Efin, pasi e pa që pas spektaklit ishte në një gjendje të keqe.
Madje Aliaj u shpreh se edhe ata të dy kanë pasur debate me njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që nuk do flasin më.
“Ne që flasim tani jemi pa karakter? Ti çfarë nuk më ke thënë mua. E njëjta gjë është. A të kam kritikuar unë ty? Ça domethënë se nuk do flasim për gjëra normale?”, tha Kristi.