Efi dhe Kiara nxjerrin ‘zbuluar’ produksionin: Mora pagesën dhe…

Pas daljes së Oltës, BBV mori vendimin të rikthejë katër nga ish-konkurrentët e eleminuar. Këta konkurrentë janë: Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo. Ky i fundit u eleminua Prime-n e kaluar. Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë.

Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni.

Në një bisedë mes tyre, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.

Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit.

Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.

Rikujtojmë se, më herët u bënë publike disa biseda nga faqja e Instagram-it e Jurgenës që menaxhonte profilin e Luizit, e cila tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë. Ende nuk dihet sa është shifra e kësaj pagese.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *