Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, përpara se ajo të eliminohej nga publiku, kishin krijuar një ortakëri dhe deri diku miqësi me njëri-tjetrin.
Madje, pas daljes së saj, këngëtari i njohur herë pas here e përmendte në shtëpi dhe kishte shumë konsideratë për të. Jo vetëm kaq, pasi Luizi i tha se do të merrte hak ndaj Dea Mishel, e cila i nxorri në nominim të dy së bashku me Kiara Titon.
Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk në sytë e saj. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.
Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.
Efi i tha se i mban sytë poshtë sa herë e shikon, duke shmangur shikimin me të.
Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe 1 muaj Big Brother mbaron. Ai i tha Efit që nuk ka arsye pse të jetë distancuar me të pasi gjatë gjithë kohës ka qenë brenda në shtëpi dhe se nuk ka përse të ndryshojë qëndrim me të. Pasi u sqaruan, Luizi i dha një përqafim Efit.