“Big Brother” u ka dhënë mision tre finalistëve që të bindin një nga lojtarët që të dalë vetë nga shtëpia. Tre finalistët kanë bindur Qetësorin dhe më pas kanë fituar misionin. Por pasi Qetësori ka kuptuar që është lojë, ai nuk do dalë nga shtëpia por vazhdon garën.
Pas gjithë fushatës që bëri Efi për të bindur Qetësorin për t’u larguar nga BBV, duket se misioni i saj rezultoi i suksesshëm. Ditën e sotme ai u ka komunikuar banorëve vendimin e tij për të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij mos të votojnë më për të, e gjithashtu u ka dhënë mbështetjen e tij banorëve të shtëpisë.
“Shpresoj të jeni të 5-të në finale, do t’iu ndjek nga shtëpia”,– shprehet Qetësori.
Ai tha se do të largohet të shtunën por vendimin e shpalli që sot.
Qetsori i ka falenderuar dhe përgëzuar ata për karakterin e tyre, e më pas i ka kërkuar që në një bluzë të bardhë, të cilën do ta mbajë veshur mbrëmjen e së shtunës, secili banor të shkruajë diçka simbolike.
Kristi bën batuta duke i thënë se pas kësaj, nuk do të të ngacmojmë më.
Pasi kuptoi lojën e banorëve, ai vazhdon garën për finalistin e katërt.