Mbrëmjen e djeshme, pjesë e misionit të Efit duket se është bërë dhe Luizi. Teksa gjithë banorët qëndronin në dhomën e gjumit, Efi tregoi diskutimin që ajo bëri me Qetsorin.
Luizi e mbështeti idenë e Efit, duke i thënë Qetsorit se Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale.
Ai i ofroi Qetsorit 4500 euro dhe iphone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia.
Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të e nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë 2000 euro.
Qetsori është shprehur se për Nitën është i gatshëm të tërhiqet, ndërsa për Kristin jo.