E dielë zie për komunitetin koptik egjiptian, i cili mban zi për 41 të vdekur nga zjarri që shpërtheu brenda kishës Abu Sifin në Kajro, në provincën e Gizës. Sipas autoriteteve lokale, flakët u shkaktuan nga një qark i shkurtër në kondicionerin pranë një gjeneratori të energjisë. Kur u rikthye furnizimi me energji elektrike, një shkëndijë ndezi zjarrin, siç njoftoi zëvendësministri i Brendshëm dhe Drejtori i Sigurisë së Gizës, Hicham Nasr, pasi ekspertët shkuan në vendngjarje për hetime.
Ministria e shëndetësisë tha se kishte dërguar 37 ambulanca për të ndihmuar të plagosurit, duke numëruar 14 në mesin e viktimave, aty është edhe Abdel Masih, një prift i kishës Abu Sifin. Trupi i tij u transportua në spitalin Al Agouza në periferi të rrethit Giza. Mes të plagosurve janë edhe dy agjentë dhe tre pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, njoftoi MPB.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka shkruar menjëherë në Facebook për të ndjekur nga afër zhvillimet e incidentit, duke urdhëruar aparatet dhe institucionet kompetente shtetërore të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe t’i japin ndihmë. Kreu i shtetit egjiptian tha më pas se ai “i paraqiti ngushëllimet e tij me telefon” Taëadros II, kreut të Kishës Ortodokse Kopte që nga viti 2012.
Kryeministri, Mostafa Mabdouly, tha se qeveria do të japë 100,000 paund egjiptian për familjet e secilës viktimë dhe 20,000 £, në varësi të shkallës së lëndimit, për të lënduarit. Imami i madh i Al-Azharit, institucionit kryesor mysliman egjiptian, shprehu ngushëllimet e tij për “aksidentin tragjik” dhe pohoi “gatishmërinë e spitaleve të Al-Azhar për të mirëpritur të plagosurit”. Koptët janë komuniteti më i madh i krishterë në Lindjen e Mesme dhe përfaqësojnë të paktën 10 milionë nga 103 milionë qytetarët e Egjiptit.
Pakica fetare në të kaluarën ka vuajtur nga sulmet xhihadiste dhe ka denoncuar diskriminimin në vendin me shumicë myslimane. Koptët janë objektiv i dhunës veçanërisht pasi Sisi përmbysi paraardhësin e tij islamist, Mohamed Morsi në vitin 2013. Presidenti aktual është lideri i parë egjiptian që merr pjesë në meshën kopte të Krishtlindjeve çdo vit dhe së fundmi ka emëruar gjyqtarin e parë të këtij komuniteti fetar në krye të Gjykatës së Lartë