Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë. Pak ditë më parë moderatorja solli në jetë djalin e tyre, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Trev.
Së fundmi, Einxhel ka postuar një video, ku çifti shihet duke mbajtur duart e bebes së tyre.
“Kur dashuria merr formën e një jete të re…Faleminderit Zot!”, shkruan moderatorja në postimin e saj në Instagram.
Kujtojmë që çifti është njohur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ku edhe krijuan lidhjen e tyre të dashurisë. Tashmë janë prindër të një djali.