Einxhel Shkira ka reaguar pas postimit të aktores Monika Lubonja, e cila e cilësonte fëmijën e moderators si “princeshë” duke nxitur dyshimet se ajo edhe Dj Dagz janë në pritje të një vajze.
Në një postim në Instastory Einxhel shkruan se as ajo vetë nuk e di ende gjininë e fëmijës, duke shtuar se personi i vetëm që e di është motra e Dj Dahz, Aurora.
Kujtojmë se në një postim në rrjetet sociale Monika Lubonja shkroi: “Jam e bindur që po vjen princesha juaj.”
Mbetet për tu parë nëse ky parashikim i Monikës do të rezultojë i vërtetë.
Disa më parë në një intervistë për “Pushime on Top” përsa i përket gjinisë së fëmijës, Einxhel tha se kanë dëshirë që gjininë e fëmijës ta zbulojnë një një festë me të afërmit e tyre.
“Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë,”- përfundoi moderatorja.