Banorja më e re e ‘Big Brother Vip’ Einxhel Shkira, ka thyer rregullat e formatit të Big Brother sapo ka hyrë në shtëpinë me të famshme në Shqipëri. Einxhel në një bisedë me këngëtaren Filloreta Raçi, i ka treguar asaj se si është parë dhe komentuar banorja nga jashtë lidhur me ngjarjet e fundit.
Menjëherë pas spektaklit, në një bisedë në oborrin e shtëpisë, Einxhel i ka treguar Filloretës se ajo është komentuar negativisht nga publiku duke e këshilluar më tej se duhet të bëjë kujdes.
“Njerëzve jashtë mund t’u duket e habitshme që ne mund të kemi disa reagime të çuditshme, por nuk e kuptijnë se kjo vjen e gjitha prej trysnisë që kemi çdo ditë. Ne çdo ditë kritikohemi, shahemi, urrehemi pa arsye spse puna jonë ka të bëjë me ekranin. Nëse gabon një njeri i zakonshëm, për shembull një farmacistë, askush nuk do ta dijë, s’do e gjykojë e gjithë Shqipëria, kur Fifi gabon, ajo do ngelet përgjithmonë, do i sulen të gjithë, do e shajnë, do të bëjnë komente negative.”– i tha Einxhel, nërkohë që Fifi pohoi se e kishte kuptuar.
Presim të mësojmë se si do ta presë Big Brother këtë thyerje të rregullave, që në minutat e para në shtëpi për Einxhel Shkirën.
/Priza.al/