Ekonomi nuk i kursen elozhet për Ramën: Është ‘brand’ ndërkombëtar, e ka bërë Shqipërinë më të njohur

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, nuk i ndali elozhet nga Parlamenti për kryeministrin Edi Rama. Për ministren Rama është një “brand” ndërkombëtar, dhe falë tij, vendi ynë është bërë  më i njohur.

Po ashtu Ekonomi tha se Shqipëria është tashmë një vend i barabartë.

“Doja t’i referohesha emrit ‘brend’. Në fakt të gjithë e dimë se Brendi është i rëndësishëm në marketing. Dhe ka një gjë që ai që është ‘brend’, di të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Zoti Rama është ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Po po. ‘Brendi’, është brend ndërkombëtar. E besoj fort se ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtar që ishte e panjohur më përpara. Ndaj edhe trembeni ju nga ajo anë. Kudo ku kemi shkuar në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë u menaxhua zëri ynë në OSBE, mos harroni që Shqipëria shikohet si partner i barabartë. Ka një arsyeje se pse zoti Ram është brend ndërkombëtar. Nuk e bëjmë dot këtë ne. E shikojmë ne, dhe partnerët tanë. Do ju lutesha që ta respektonim këtë gjënë e Shqipërisë.”, tha Ekonomi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *