Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se një kompani ka hedhur në gjyq Qeverinë Shqiptare për procesin e gjurmimit të karburanteve.
Gjatë fjalës së saj në Komision, Ibrahimaj u shpreh se qeveria është në një proces gjyqësor me një kompani mirëpo nuk dha më shumë detaje. Teksa vijoi raportimin normalisht, ajo u ndërpre nga kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, i cili vuri theksin tek ky proces gjyqësor. Ministrja pranoi se është një proces mirëpo nuk bëri të ditur as emrin e kompanisë dhe as më shumë detaje.
Ibrahimaj: Karburantet janë të fiskalizuara, ka të bëjë dhe me një element të gjurmimit të karburanteve, jemi në një proces gjyqësor. Karburantet lëshojnë fatura.
Kryetari i Komisionit: Më fal, ju përmendet fjalën gjyq.
Ibrahimaj: Po ka një proces, për gjurmimin e karburanteve që ishte një proces në planet e qeverisë shqiptare, nuk ka filluar, është një proces i pavarur. Një kompani x ka hedhur në gjykatë vendimin e këshillit të ministrave.