Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat tha se niveli i borxhit publik për tre mujorin e parë në vendin tonë ka arritur në 69.6%, pasi është përshpejtuar rritja ekonomik dhe është ngadalësuar huamarrja e brendshme.
Ibrahimaj tha pavarësisht rritjes së çmimeve ekonomia shqiptare është rritur.
“Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka çuar në rritje të nivelit të borxhit që për tre mujorin e parë ka arritur në 69.6%. Ngadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021. Shqetësimi kryesor është inflacioni. Në 5 mujorin e parë, inflacioni është 5.2%, kur vetëm në muajin maj arriti në 6.7% Importet janë rritur në vlerë me mbi 20%, ndërsa janë ulur importet në sasi me 4%.
13 miliardë lekë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve. Ekonomia shqiptare për 5 mujorin është rritur paçka rritjes së çmimeve. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç ndërtimit që është reduktuar me 1.6%, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë në total 13.5%: Prodhimi është rritur 8.6%, shërbimet 2.5%, transporti 28.5% dhe tregtia me 50.4%”, tha Ibrahimaj