Ekskluzive/ Agjenti i FBI, Agron Neza dhe Shefqet Dizdari, biznes miliona dollarë që në 2007 në Shqipëri (Dokumentet)

Pak ditë më parë plasi një skandal se një ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal i cili u arrestua në Nju Jork, dhe përveç akuzës se ndihmoi oligarkun rus që u sanksionua nga SHBA, rëndon edhe akuza se mori 225 mijë euro ryshfet nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension.

Opozita në Tiranë ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se nëpërmjet njerëzve të tij të afërt i ka dhënë para ish-drejtorit të FBI për të hetuar lobistët e PD. Pagesa prej 225 mijë dollar dyshohet të jetë bërë nëpërmjet Agron Nezës.

Kjo ngjarje u kthye në mollë sherri në politikën e brendshme në vend duke akuzuar kryeministrin se ka sjell në Shqipëri lidhje Ruse.

Por sipas dokumenteve që disponon redaksia e Priza.al Charles F MC Gonigal rezulton në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007, kohë kur në krye të vendit ishte Sali Berisha në postin e Kryeministrit.

Më konkretisht në 10.07.2007 Charles F MC Gonigal ka hapur kompaninë me nr NIPTI K81310029E me kapital fillestar 80 milion lekë.

Aksioner të kësaj kompanie me bashkëpunim shqiptaro-Amerikan janë edhe Shefqet Dizdari me 25% të aksioneve, Agron Neza/ Agron Nezaj gjithashtu me 25% të aksioneve dhe dy të huajve të tjerë Charles F MC Gonigal -25% të aksioneve dhe Mark Thomas Rossini -25%

Kjo kompani kishte si objekt veprimtarie Konsulencë juridike dhe studio avokatie. Organizim dhe kryerje të shërbimeve, të ndihmës juridike të shtetasve.

Me xhiro vjetore që kapte shifrën e 140 milon lekë në vit. Aktualisht kjo kompani ka kaluar në statusin pasiv që prej datës  24.10.2019, me vendim të asamblesë së ortakëve, u vendos: Pushim i Përkohshëm i Aktivitetit. Statusi i Shoqërisë kalon nga “Aktiv” në “Pezulluar”.

Me sa duket ish agjenti i FBI që sot akuzohet nga Berisha se është blerë nga Rama në fakt paska pasur bekimin e PD që prej viti 2007.

Por, cilët janë ortakët shqiptarë në kompaninë e ish-agjeniti të FBI?

Shefqet Dizdari

Aksioner i cili rezultonte me 25 % të aksioneve në kompaninë e ish-agjentit të FBI-së është nga Tropoja, ka vetëm një kontratë të vitit 2010 të cilën e ka “firmosur” Berisha në fushën e naftës, për këtë kompani i ka ndryshuar emrin çdo 10 vite. Si kompani me lidhje Ruse si dhe me individ shqiptar të skeduar për trafik të qënieve njerzore dhe droge që do t’i sqarojmë në shkrimin e radhës.

Agron Nezaj

Aksioner me 25% që prej vitit 2007 është sot personi që sipas opozitës së sotme i ka dhënë McGonigal 80 mijë dollarë në parkingun e një restoranti në Nju Jork, si dhe e ka shoqëruar ish-zyrtarin e FBI-së në vizitat e tij në Tiranë por edhe në Tropojë aty ku agjentit të FBI i është akoduar me titull qytetar nderi.

Duket se lumi i akuzave të opozitës ndaj qeverisë është thjesht një “përpjekje politike” për të dëmtuar qeverinë ndërkohë që lidhjet e ish-agjentit të FBI Charles F MC Gonigal datojnë që prej vitit 2007./Priza.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *