Ditën e djeshme moderatori i njohur Robert Berisha postoi një fotografi në rrjetin social Instagram, i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetin, duke mos i bërë as ‘tag.’ Megjithatë ajo që mori më shumë vëmendje ishte mbishkrimi: “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).”
Por, ajo që vumë re është se e njëjta orë e cila ishte edhe në foton e postuar nga Robert Berisha, është në dorën e ish-partneres së tij Nora Istrefit. Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, ajo mban në dorë orën që bëri ‘lëmsh’ rrjetin. Në fillim u aludua se ora i përkiste ish-të dashurës së tij Laureta Maqedonci.
Së fundmi, Robert Berisha ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram duke sulmuar mediat online dhe shprehet se: “Babushi ju don shumë edhe pse nuk më kuptoni”.
Gjithashtu ai ka zgjedhur ta fshijë postimin nga rrjeti social Instagram./Priza.al
Pas intervistës së bujshme të Nora Istrefit, Robert Berisha rikthehet në krahët e Lauretës?