EKSKLUZIVE/ Diplomatja shqiptare e dëbuar nga Moska… këshilltarja e Lul Bashës që u kap në SHBA për vjedhje (FOTO+historia)  

Shumë kujt emir i Jonida Drogut nuk i thotë asgjë. Ata që do ta lexojnë do të mësojnë se ajo paska qenë një punonjëse e ambasadës së Shqipërisë në Rusi.

Ka qenë pikërisht qeveria ruse që ka dëbuar këtë të fundit në formë “hakmarrjeje reciproke”.

Kjo erdhi pas dëbimit nga Tirana, dy javë më parë të sekretarit të dytë të ambasadës ruse në Tiranë.

Por diplomatja shqiptare Jonida Drogu, ka një të kaluar mjaftë të “larmishme”, sidomos në karrierën e saj në administratë.

Jonida Drogu (@jonidadrogu) | Twitter

“Priza.al” ka mësuar se, Jonida e nisi angazhimin e saj fillimisht në politikë dhe më pas në diplomaci, në vitet kur në pushtet erdhi Partia Demokratike.

Në atë kohë, Jonida Drogu, vajza e një sipërmarrësi të fuqishëm lushnjar, sapo ishte kthyer nga studimet e kryera jashtë vendit.

E sponsorizuar nga i ati dhe me mbështetjen e familjes, Jonidës ju hapën dyert për t’u angazhuar në politikë.

EKSKLUZIVE/ Diplomatja shqiptare e dëbuar nga Moska… këshilltarja e Lul Bashës që u kap në SHBA për vje*dhje (FOTO+historia) - Priza.al

Ajo u reshtua në radhët e Forumit Rinor të PD-së, si “prurje e re” dhe si vajzë simpatike, ju bashkëngjit stafit të ministrit të atëhershëm Lulzim Basha.

Fillimisht në Ministrinë e Transporteve, drejtuar nga Basha, më pas Jonida “rrëshqiti” edhe në Ministrinë e Jashtme.

Kjo sepse Jonida kishte studiuar për shkenca politike jashtë vendit.

EMRI + FOTO / Kush është diplomatja shqiptare që u dëbua sot nga Moska -

Ajo madje, mbahet mend edhe si pjesë e stafit të këshilltarëve të Bashës, kur ai drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

Por Jonida u përfol në ato vite edhe për një skandal të vogël, gjatë një udhëtimi jashtë vendit, në SHBA.

Si pjesë e një delegacioni qeveritar, gjatë “kohës së lirë” duke bërë shoping ajo u akuzua se vodhi rroba në një dyqan të shtrenjtë.

Jonida Drogu on Twitter: "With Dr Condoleezza Rice@ Washington DC http://t.co/WLIgqstEv1"

Por duket se karriera në Ministrinë e Jashtme dhe në sektorin diplomatik, vajzës nga Lushnja i ka ecur edhe pas largimit të PD-së nga qeverisja.

Ajo jo vetëm që qëndroi me punë në Ministrinë e Jashtme, por nisi të ngjisë edhe shkallët e karrierës në sektorin e Zbulimit të Jashtëm.

Duket se ka qenë kjo edhe arsyeja se përse një shtet si Rusia e ka piketuar diplomaten shqiptare për ta dëbuar në rastin më të parë.

Asaj tashmë i janë lënë në dispozicion 72 orë për t’u larguar nga Rusia. Ministria e Punëve të jashtme e Rusisë, në një deklaratë për median jep shkaqet e dëbimit të diplomates shqiptare.

Revenge of the Kremlin / Expels Albanian diplomat: Authorities declare our official 'non grata' for political point before elections - E-TJERA

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *