Në morinë e denoncimeve që i kanë ardhur këto ditë “Priza.al” nga qytetarë të ndryshëm që kanë nisur të denoncojnë mashtrimet dhe problemet që u janë hapur nga “Fondi Besa”, sot po japim një prej historive më skandaloze. Bëhet fjalë për një të ri Nikolin Tergaj, që punon kamerier në Tiranë por që papritur dhe pa e ditur as vetë, ka dalë jo vetëm, klient i “Fondit Besa” por rezulton që të ketë marrë një kredi.
Sot “Priza.al” po sjell një pjesë të bisedës që viktima e këtij kurthi të “Fondit Besa”, Nikolini, ka bërë me noteren e njohur Majlinda Dmollari, e cila kishte siguruar dokumentet e të riut dhe e ka vënë në dijeni atë për kredinë që duhet të shlyente.
I riu i shtangur nga njoftimi që ka marrë ka mundur që të regjistrojë bisedën jo vetëm me noteren por edhe me përgjegjësin e “Fondit Besa”, Bledar Ylli, i cili fillimisht i ka bërë presion djalit që të nisë pa humbur kohë nga shlyerja e kredisë.
Në të kundër i riu mund të përballej edhe me përgjegjësi penale, edhe pse ai vetë nuk kishte aplikuar në asnjë moment për të marrë një kredi pranë Fondit.
Por ndryshe nga sa ka deklaruar më parë, përfaqësuesi i “Fondit Besa”, Bledar Ylli, pasi ka bërë një bisedë të gjatë me djalin (që “Priza.al” e disponon audio dhe e ka zbardhur më poshtë), në një moment ai i thotë djalit se nga e ka marrë vesh që ka një kredi tek Fondi?
Biseda mes të riut, noteres Demollari dhe përgjegjësit të “Fondit Besa”, është sa absurde aq dhe banale për formën se si viktimave u serviren dhe u bëhet të ditura detyrimet apo andralla në të cilat kanë hyrë shpesh jo për fajin e tyre.
Biseda me noteren
Noterja: “…Si e ka emrin burri jot?
Ai burri jot është mi… Mondi, hë më thuaj, hë çfarë tha? Shumë bukur, mrekulli.. pa merak shumë mirë. Po sa të marrë në telefon. Por për ata miqtë në Sarandë, në rregull i kanë punët? Hë çfarë thanë? Ok, hajde, me letra s’kemi ç’a i bëjmë. Mirë Mondi. Pa merak, unë jam dakord të vijë.
Nikolini: Doja të pyesja për një kontratë që keni bërë ju, doja ta shihja. Të timen.. se kam kontratën.
Noterja: Më jep numrin. Të kujt e kini këtë kontratë?
Nikolini: Nga ‘Fondi BESA’
Noterja: Alo urdhëro, më prit aty tek kafja përballë se erdha.
Nikolini: Çfarë kontrate keni bërë ju zonjë, dhe unë nuk jam fare në dijeni. Këtë e konsumuam mbrëmë…
Noterja: Ju jeni kredimarës?
Nikolini: E kam marrë pa dijeninë time.
Noterja: Po lekët në bankë, kush i ka tërhequr?
Nikolini: Ku ta di unë?
Noterja: S’ka gjë, do ta gjej unë.
Nikolini: E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua.
Noterja: Edhe ty do ta nxjerr nga arkiva, pa merak fare. Shkojmë tek banka, kush i ka tërhequr lekët…? Është Bledi ai që merret me “Fondin BESA”. Merre numrin.
Noterja: O goca, Blendi apo Bledi. Si e ka? Bledari. E keni ju këtë numër? Jepja numrin çunit, Bledar Ylli dhe këtë do ma lësh mua të nxjerr nga arkiva.
Arkiva nuk është këtu zotëri, është në një vend tjetër. Më lër mua të lëviz. Ka një rregull, arkiva më kërkojnë dokument, duhet 10 ditë. Unë po të them maksimumi 3 ditë do ta nxjerr nga arkiva.
Nikolini: Noterizimi pa qenë prezent personi?
Noterja: Atë do ta zgjidhim bashkë, ti mund të pretendosh. Unë mund të pretendoj ndryshe… Ligjërisht duhet të jesh këtu dhe personi bën kontratën, ka firmosur, ka shkuar në bankë, ka marrë mandatet. Ka marrë edhe lekët. I ka marrë të gjitha. Pa merak fare çuna. Për tre ditë do të jap kontratën në dorë. Shko tek Bledi, se ai është shefi i madh që merret me kredi, sepse kemi një kopje secili ne.
Më pas, djali pasi merr numrin e përfaqësuesit të “Fondit Besa” nga noterja Majlinda Demollari, flet në telefon me Bledar Yllin dhe regjistron bisedën.
Biseda mes Nikolin Tergës dhe përfaqsuesit të “Fondit Besa”, Bledar Ylli:
Nikolini: Alo përshëndetje. Me zotin Bledar po flas? Përgjegjës tek “Fondi BESA” apo jo?
Tek “Fondi BESA” është marrë një kredi nga noterja Majlinda Demollari që është noterizuar. Është bërë pa dijeni time…
Bledari: Kush je ti?
Nikolini: Nikolin Tregaj…
Nikolini: Shkova tek noterja dhe më tha ti nxjerr të dhënat për tre ditë dhe iku… mu largua. Më dha numrin tuaj. Si zgjidhet kjo?
Bledari: Kush ta dha numrin tim? Noterja, Majlinda Demollari?
Nikolini: Kredia ishte bërë pa prezencën time. Ishte hedhur firma ime, të dhënat e mia. Pa dijeninë time…
Bledari: Hajde tek zyra tek blloku.
Nikolini: Çfarë vendi?
Bledari: Mbrapa 11 Janarit…
Ndërkohë që historia e kësaj bisede vijon si me shumë viktima të tjera të “Fondit Besa”. Ata pa e kuptuar, janë bërë kredimarrës vetëm se dikur në mirëbesim ose jo, u ka shpërdoruar të dhënat personale.
“Priza.al” do të vijojë edhe nesër me pjesën tjetër të kësaj bisede audio, ku del qartë skandali financiar me qytetarëve të painformuar dhe “Fondit Besa”, që tashmë duket se ka përmasa të mëdha.
Burime nga zyrat qendrore të “Fondit Besa” (parë shkollës 11 janari), i thanë jo më larg se dje “Priza.al” se: “ky fenomen ka një shtrirje në të gjtiha degët e “Fondit” në të gjithë Shqipërinë, por se në vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha dhe është luajtur edhe me individë pa qenë ata fare në dijeni për bartjen e një kredie, apo lënien e një kolaterali (dorëzanie ose garancie)”.
Nga të dhënat paraprake që ka siguruar “Priza.al”, vetëm si “klientë” që kanë marrë kredi pa dijeni në “Fondin Besa” në të gjtihë vendin janë më shumë se 2500 pesona.
Por po aq është edhe numri i individëve apo subjekteve që nga të dhënat personale që u janë vjedhur u janë faturuar prona të patundshme apo objekte të tjera me vlerë të vëna në kolateral, për kreditë që “Fondi” ka shpërndarë po pa dijeninë e individëve.
Ndërkohë, “Priza.al”, nisur nga ky skandal i përmasave të mëdha, u bënë thirrje edhe një herë organeve të drejtësisë dhe prokurorisë që të nisin menjëherë hetimet mbi këtë çështje.
Po ashtu “Priza.al” u bën thirrje dhe u drejtohet me një apel edhe drejtuesve të “Fondit Besa” duke nisur që nga pronari i tij, Bajram Muça, drejtorët dhe aksionerët e tjerë, që të heqin dorë nga presionet dhe shantazhet si ndaj medias tonë ashtu dhe ndaj klientëve të pa mbrojtur dhe të viktimizuar nga skemat mashtruese.
Vijon… /Priza.al/