EKSKLUZIVE/ Iu sekuestruan 6 mln euro nga Prokuroria. Kush është bosi shqiptar i Call-Center-it që jetonte si ‘Ujku i Woll-Street-it’

Natyrisht, kur të vijnë të mirat “hapu derën” thotë populli shqiptar. Këtë gjë ka pasur parasysh edhe bosi i një Call-centeri forex në Tiranë. Pasi i heci me sukses biznesi i bërjes së parave me anë të Call-center-ave të tipit “Forex” (bursa online), ishin paratë ato që sollën jetën argëtuese… “Priza.al” ka mësuar sot se, biznesmeni Alban Xhepa, të cilit Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 6 milionë euro nën akuzën e pastrimit të parave, nuk është i panjohur.

Burimet i thanë “Priza.al” se, ai pasi ishte dënuar disa herë në Itali për trafik narkotikësh, duket se kishte arritur që të ruante paratë e mjaftueshme për një investim në vendlindje. Pasi isjte këthyer në Shqipëri, Albani, kishte hedhur një sasi jo të vogël parashë pikërisht në biznesin e shumë përhapur të Call-center-ave.

Ishte ky i fundit ai që bëri që biznesmenit ambicioz Xhepa t’i kthehej shpejt prapsh fitimi. “Forekx-i” duket se i ktheu biznesmenit Xhepa, jo vetëm parë e investimit, por edhe më shumë… Burimet konfidenciale i thanë “Priza.al” se biznesi me bursën onlione, siguronte fitime të mëdha pasi ai bazohej tek mashtrimi në shuma tëë konsiderueshme të klientëve të huaj. Shumë prej këtyre të fundit janë ankuar për këtë në shtetet ku këto biznese marrin licencën për ushtrim aktiviteti, por në fakt të tijin Albani e kishte sjellë në Shqipëri.

Prej këtu ai bënte para duke manipuluar klientët e huaj në disa shtete të Europës. Këta të fundit të etur nga dëshira për të fituar “hanin grepin” e agjentëve anonim të bursës. Ata mendonin se derdhnin paratë e tyre në aksione ndërkombëtare në bursë, por në fakt ato shkonin në xhepat e brokerave shqiptar mashtrues. Këta të fundit, pasi kapinin “objektivat” ditorë, javorë dhe mujorë, më pas bashkë me pronarin Alban Xhepa, ja valonin me festa të shfrenuara si këto në fotot e siguruara nga “Priza.al”.

Sipas burimit konfidencial të “Priza.al” që dikur ka qenë një ish-punonjës i këëtyre lloj bisneseve, “fitimet e shumta të siguruara në kohë rekord, sillnin jetën e shfrenuar”. Sipas tij, “paraja dhe shpërblimet, bënin që punonjësit të argëtoheshin në hotele luksoze me 5 yjë, brenda dhe jashtë vendit”. E kështu kur paraja sillte qejfin. Qejfi, argëtimin. Argëtimi, pishinat, saunat, shampanjën, tortat, femrat, orgjitë, kokainën dhe… në fund Prokurinë. Ishte kjo e fundit që i sekuestroi plot 6 milion euro pasuri shtetasit Alban Xhepa, me dyshimin se janë vënë përmes rrugëve të paligjshme.

Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, Xhepa, dyshohet se ka pastruar paratë e vendosura në rrugë krimiale jashtë shtetit.
Shtetasit Xhepa, i janë sekuestruar vila, troje dhe automjete luksoze, me një vlerë totale prej 6 milionë euro. Sipas informacionit fillestar i dyshuari, kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Prokuroia në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitheshme të Parandalimit dhe të Pastrimit të Parave, bllokoi një sasi relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi.

Nga hetimi u zbardh se, nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro, me dërgues shoqërinë “Tripdale Limited”, u kërkua që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre. Kjo për shkak se, dërguesi kërkon kthimin e fondeve. Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’. Sipas Prokurorisë, Xhepa ka qenë i dënuar 3 herë në Itali në fushën e narkotikëve.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *