Pas furisë mediatike dhe asaj ligjore ndaj asaj që quhet “banda e mikrokredive” është çasti që dokumentet të hapen rast pas rasti.
Nuk eshte vetem Arben Meskuti-Olsi Ibro- Elda Ibro etj pjesë e skemës por ky grup i strukturuar kriminal ka një “organizim vertikal” që është egzaktësisht si organigrama e grupeve të mëdha kriminale.
Në shitjen e mijëra pronave të shqiptarëvë nga përmbarimi, janë disa hallka të cilat kanë “dhënë nga një dorë”.
Organizata krimonale e shitjes së pronave të shqiptarëve ka brënda institucione mikrokredië, përmbarues, notererë e deri tek kupola e Kadastrës.
Priza.al sot po sjell vetëm 3 nga rastet flagrante se si Rigels Bejko në emër të përmbarimit “TDR” ka zhvilluar ankande duke shitur pronat e hallexhinjve për borxhe qesharake ndaj MCA-ADCA.
Ditë pas dite, priza.al do publikojë dokumentë të ankandeve të pronave të mikro borxhlinjve të cilëve këta i morën “makro fitim”.
Janë në total mbi 1300 ankande të zhvilluara nga TDR me firmë të Rigels Bejkos dhe secili rast është një dramë social-ekonomike për hallexhiun që këta i trokitën në derë.
Vijon…