Ekskluzive/ Teknologjia ‘5G’ maskohet brenda ‘shtëpisë së Zotit’ në Tiranë. ‘Priza.al’ siguron FOTOT skandaloze

Në mbarë botën debati mbi teknologjinë 5G, si dhe mbi ndikimin e saj në përhapjen e koronavirusit të ajër është në kulmin e tij. Shumë media ndërkombëtare e kanë censuruar këtë lajm kundrejt pagesave marramendëse dhe protestat masive ndaj kësaj teknologjie, i kanë paraqitur si sporadike.

Por askush nuk e ka kundërshtuar shkencërisht faktin që “5G” nuk ka një ndikim negativ në përhapjen e koronavirusit, apo se është një teknologji aspak e dëmshme për njeriun.

Duket se kompanitë e mëdha shumëkombëshe që po e instalojnë këtë teknologji në vendet e zhvilluara, janë kujdesur që shumë më parë që të mbyllin gojën e zërave kundërshtues, apo atyre që mund të thonë të vërteta mbi këtë teknologji ende të panjohur mirë.

Por nisur vetëm nga fakti se si kjo teknologji është debatuar në vendin tonë, apo se sa pak informacion ekziston deri tani për të, si dhe mënyra “sekrete” se si po vihet në përdorim, na mbush me jo pak dyshime.

Sot “Priza.al” ka siguruar disa foto ekskluzive nga lexuesit e saj, të instalimit të aparaturave të teknologjisë “5G” jo më në një antenë celulare, por brenda minares së një xhamie në një lagje të Tiranës.

Fotot ekskluzive tregojnë instalimin e aparaturave të repititorëve valorë brenda ballkonit të minaresë së xhamisë dhe më pas kalimin e gjithë kabllove të energjisë dhe valëve nga brenda minares.

Sipas burimit që i ka bërë të mundura këto foto për “Priza.al”, “ky instalim i pajisjeve është bërë disa kohë më parë gjatë natës, kur në xhami nuk ka pasur njerëz por vetëm hoxha dhe roja e saj. Ato janë montuar natën për të eliminuar syrin kureshtar dhe për të mos ngjallur panik te banorët e lagjes dhe pallateve që janë fare ngjitur xhamisë.

Ato janë montuar aty me lejen e hoxhës së xhamisë, i cili për to thuhet se merr edhe një pagesë të mirë mujore, nga kompania që i ka në administrim”.

No description available.

Si po maskohet instalimi i “5G”

Në Tiranë dhe në shumë qytete kryesore të vendit, prej vitesh kemi parë shtimin e shumë antenave të mëdha valore të kompanive celulare, të cilat kanë zënë jo vetëm pikat më të larta të kodrave dhe maleve, por edhe të objekteve të larta.

Por gradualisht, edhe pallatet sidomos në kryeqytet, në zonat më nevralgjike janë mbushur me shumë antena celulare jo shumë të larta, aparaturat e të cilave janë zëvendësuar gradualisht nga teknologjia “3G” që ishte në fundin e viteve 2000 në atë “5G” në fund të vitit 2020.

Por në asnjë rast qytetarët nuk janë vënë në dijeni për këtë, madje as për pasojat që mund të kenë në shëndet edhe pse në botë sot ekzistojnë shumë studime që hera-herës kundërshtojnë njëri-tjetrin.

No description available.

Megjithatë ata hedhin dyshime se kjo teknologji shton në ajër rrezatimin kancerogjen, apo edhe shpërbën molekulat e oksigjenit duke u vështirësuar mbushjen me ajër sidomos atyre që janë të sëmurë apo vuajnë nga sëmundje astmatike.

Por ata që duhet të përgjigjen për sigurinë e konsumatorit dhe që janë drejtues të institucioneve si AKEP-i, apo edhe Institutit Kundër Rezatimit, në fakt mbrojnë me fanatizëm idenë se rrezatimi nga teknologjia “5G” dhe antenat celulare është jojonizues dhe i parrezikshëm për njeriun.

Por me të drejtë në emër të lexuesit “Priza.al” ngre një pyetje: Si ka mundësi që kjo teknologji instalohet fshehurazi, për të nuk ka informacion dhe a lejohet të montohet edhe brenda kulteve fetare?

Debati për teknologjinë “5G”

Në Shqipëri debati mbi aplikimin ose jo të teknologjisë “5G” kulmoi vitin e kaluar kur nisi edhe karantina e pandemisë së koronavirusit. Ishin të shumtë ata persona që publikisht hodhën idenë e dëmtimit të shëndetit nga kjo teknologji, në një kohë që në disa shtete, antenat “5G” u shkatërruan dhe u dogjën.

Një debat i madh shpërtheu për antenat celulare që ishin në atë kohë mbi taracën e spitalit të Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë, në një kohë që aty shtoheshin çdo ditë të shtruarit por edhe vdekjet.

Por edhe pse antenat nuk u lëvizën asnjëherë që aty, nga shumë individ me pak informacion, ato konsiderohen si të dëmshme.

Megjthatë, nga ana e qeverisë kjo teknologji dhe futja e saj në vend është promovuar jo pak, në një kohë që ende nuk është përsosur dhe përshtatur legjislacioni për lejimin e saj dhe ai që mbron konsumatorin.

Nga ana tjetër, kompanitë celulare si “Vodafone Albania”, “One” dhe “Eagle Mobile” që janë dhe përdorueset kryesore të kësaj teknologjie, i kanë bërë jehonë në reklamat e tyre më të fundit teknologjisë “5G” që zyrtarisht nuk ka filluar së funksionuari në Shqipëri.

Madje pak kohë më parë edhe nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, u bë një deklaratë për të ndaluar përdorimin e teknologjisë “5G” me pretekstin se ajo po servirej nga Kina.

KLSH: Të kryhet një analizë paraprake për pasojat dhe efektet e 5G

Në këto kushte, duke i paraprirë vendimit të qeverisë për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qeverinë e SHBA-së në dhjetor 2019, KLSH, nga auditimi i performancës realizuar në AKEP, finalizuar me vendimin nr. 188, dt. 31.12.2019 të Kryetarit të saj, rekomandoi me forcë që:

a) AKEP të kryejë një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. Implementimi i teknologjisë së gjeneratës së 5-të (5G) në Shqipëri kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një plan-veprimi kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padiskutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo mosdisponueshmëria e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni.

Implementimi i kësaj teknologjie duhet të ketë si detyrim kryesor respektimin e obligimeve tona në fushën e sigurisë si vend anëtar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA-së.

b) KLSH rekomandon ngritjen e një Komiteti Kombëtar për vlerësimin e investimeve strategjike në vendin tonë, sikurse është rasti i teknologjisë 5G. Në këtë komitet duhet të ketë përfaqësues jo vetëm të fushës ekonomike, por edhe të fushave të sigurisë, informatike, mbrojtjes, etj. Për këtë duhet miratuar një bazë e posaçme ligjore nga Kuvendi i Shqipërisë. Detyrat e këtij Komiteti duhet të përfshijnë ndër të tjera:

– vlerësimin nëse ofruesit e teknologjisë 5G janë subjekt i kontrollit nga një qeveri e huaj, pa një proces të pavarur gjyqësor;

– vlerësimin nëse furnitorët e rrjetit dhe ofruesit e shërbimit financohen në mënyrë transparente, duke përdorur praktikat më të mira në prokurim, investim dhe kontraktim;

– vlerësimin nëse ofruesit e shërbimit kanë pronësi, partneritet dhe struktura qeverisëse koorporative transparente;

– vlerësimin nëse ofruesit janë shembull i inovacionit dhe respektit për zbatimin e ligjit dhe të drejtave të pronësisë intelektuale, dhe; vlerësimin e riskut dhe sigurisë që ofruesit dhe teknologjitë e rrjetit krijojnë një mjedis të sigurt, pavarësi nga ndikimi qeveritar dhe pajtueshmëri me standardet e industrisë.

Aksioma e punës së këtij Komiteti duhet të jetë respektimi i statusit tonë si vend anëtar i NATO-s, konsideruar si investimi më i madh strategjik në fushën e sigurisë kombëtare që Shqipëria ka arritur në ekzistencën e vet si shtet.

Gjetjet e rekomandimet e këtij auditimi u prezantuan nga autorët e këtij shkrimi edhe në Samitin mbi Cyber Security, organizuar në Senatin Amerikan, në datë 03.02.2020, sikurse edhe në takimin me kolegët amerikanë të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare në Uashington, duke dëshmuar edhe një herë se ku i ankoron KLSH vlerat dhe vizionin e saj të sotëm dhe të ardhshëm.

Vijon…/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *