Hetuesit e BKH janë “mahnitur” kur kanë parë qindra letra ankandesh në Kadastër. Të gjitha të përfunduara me prona të tjetërsuara për një “çapë bukë” në emër të MCA. Dokumentet e ankandeve “MCA” mbajnë vetëm një emër përmbaruesi, Rigels Bejko.
Megamashtrimi me kreditë e MCA ka përfunduar brenda në Kadastër. Punonjësit e kadastrës me urdhër nga “lart” kanë mbyllur sytë duke regjistruar letra fiktive që vinin me vulat e Bejkos.
Artur Ferro me familjen është një nga mijëra viktimat e kredisë së marrë me mashtrim të MCA në 2017 për 12.4 milion lekë të vjetra. Në 2018 gjykata nxjerr vendim që Artur Ferro i detyrohet MCA 19.4 milion. MCA e çon te përmbaruesi F. Alimadhi, që i kërkon Ferros 25.2 milion. Rigel Bejko ia shet Artur Ferros tokën arë 200 m2 te MCA vetëm për 92 mijë lek ose 92 euro.
Dokumentet e nxjerra nga kadastra janë shokuese. Rasti i Artur Ferros është një ndër qindra të tjerë të skemës “MCA”.
Më poshtë e plotë procedura e ndjekur për rastin e qytetarit Artur Ferro