Në Australi dhe në Zelandën e Re, dy vende në Jug të Paqësorit, qeveritë prej disa kohësh kanë ndërmarrë një tufë eksperimentesh nga më ekstremet ndaj popullatave të tyre, me pretekstin e mbrojtjes nga pandemia.
Por si në Australi ashtu dhe së fundi në Zelandën e Re, kanë filluar të zbehen përsëri masat dhe autoritetet neozelandeze ndërkohë, po distancohen nga vendosja e masave anti-COVID dhe nga karantinimi.
Në fakt, pasi filloi pandemia ky vend mbylli kufijtë e saj, e u raportuan vetëm 4409 raste dhe 27 vdekje.
Por me rishfaqjen e variantit “Delta”, numri i rasteve të reja filluan të rriten në mënyrë drastike. Varianti “Delta” e çoi Oaklandin drejt mbylljes së dytë.
Edhe pse për gjashtë javë pati masa të rrepta që përfshinin kufizimin e rreptë të lëvizjes, Zelanda e Re ka raportuar për 24 raste të reja.
Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern, pranoi se kufizimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, sa i përket zvogëlimit të numrit të rasteve të reja.
“Në masë të madhe e kemi vënë nën kontroll pandeminë, por me variantin ‘Delta’, strategjia ‘zero COVID-19’, është vështirë të ndodhë”,- ka pranuar kryeministrja Ardern.
Gjithashtu, ajo theksoi se, masat e rrepta të kufizimit të lëvizjes nuk kanë arritur të zvogëlojnë dukshëm numrat, e me shfaqjen e variantit ‘Delta’ vetëm sa është përkeqësuar situata.
Megjithatë, Ardern, nuk ankohet që në 18 muaj nuk e ka ndryshuar këtë strategji, pasi ka arritur të shpëtojë shumë jetë.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/