Fermeri shqiptar na sjell në pjatë produkte të cilat janë të “helmuara”. Sipas ekspertëve afati i maturimit të pesticideve nuk respektohet nga prodhuesit. Ata pas spërkatjes I nxjerrin në shitje ende pa u shpërbërë lënda kimike.
Në këtë mënyrë rrjedhimisht vendos në rrezik shëndetin e qytetarëve, përgjithësisht të personave që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese , alergji por edhe fëmijët.
Por “fajtor” për të gjithë këtë nuk e kanë vetëm fermerët por edhe agronomët ku të cilët nuk respektojnë gramaturën dhe afatet për të pasur ushqime të shëndetshme. Çdo preparat bujqësor duhet të shoqërohet nga një recetë bujqësore.
Siguria Ushqimore është një nga problematikat e shumta që hasim në ditët e sotme, shkaku janë pesticidet e të cilat jepen nga farmacitë bujqësore. Ku duhet të lëshohen vetëm nga specialistët e bujqësisë që janë hallka kryesore e garantimit të cilësisë së produkteve ushqimore, por ata janë kthyer në shitësit kryesorë të këtyre helmeve, është shprehur Agronomi 40-vjeçar Bilbil Beqaraj.
Intervista e plotë
Fermeri: Kam 1 dynym tokë me domate dhe dua diçka për vrugun
Farmacisti bujqësor: Unë do të plotësoj një recetë dhe ti do të respektosh afatet e çuarjes së prodhimit në treg.
Vrug domate do të marrësh një preparat që është shumë i mirë, doza 0.25%. Koha e përdorimit 14 ditë nuk do të vjelësh prodhimin.
Por, në realitet çfarë ndodh?
“Receta në përgjegjësi nuk lëshohet.”- tha agronomi Bilbil Beqaraj.
Receta bujqësore, duhet të lëshohet vetëm nga specialistët e bimëve, të cilët janë hallka kryesore për të garantuar sigurinë ushqimore. Por ata nuk zgjedhin të bëjnë rolin e agronomit, por vetëm të shitësit të helmeve.
“Kur ti shkon dhe blen një pesticid tek agronimi a merr një recetë nga ai? Jo, për momentin nuk kemi marr asgjë. ata që shesin janë shokët tonë me ato kemi pas të mirat dhe të këqijat. Por ama përgjegjësi nuk mban askush për këtë problem.”- tha fermeri Mihal Verdha
“Rëndësia e kësaj recete më shumë ka të bëjë me sigurinë ushqimore. Për vjeljen e prodhimit nga fermeri e për ta çuar në fermë.”– tha agronomi Bilbil Beqaraj.
Për të verifikuar se si tregtohen preparatet bujqësore, Top Channel shkoi në një farmaci bujqësore të Tiranë dhe bleu një kimikat bujqësor për prodhimin në sera, përfundimi ishte se ky farmacist nuk lëshoi asnjë recetë, por na këshilloi vetëm verbalisht.
Gazetarja: Kam një serë në shtëpi dhe dua diçka për tutën e domates
Farmacisti bujqësor: Ke dy përzierja, një ciprenex dhe një përzierja
Gazetarja: Sa ditë e ka karencën?
Farmacisti bujqësor: Karencën e ka 10 ditë.
Mjekët thonë se shitja e kimikateve pa recetë dhe përdorimi I tyre pa limit, vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.
Sa i rrezikshëm është ky preparat bujqësor?
‘Shoqërohet me rritjen e nivelit të metaleve të rënda në gjak. dhe metalet e rënda në gjak kur kemi ekspozime kronike bëhen shkak për shumë sëmundje si alzajemri, parkinsoni, sëmundje malinjë dhe kancer të ndryshëm.’– tha toksikologia Sonila Tivari.
Në klinikën tuaj a keni pas raste të pacientëve me intoksikim nga preparatët bujqësore?
“Kemi pas raste ambulatore edhe pse niveli helmimeve ka qenë goxha i lartë. Por kemi pas raste dhe të toksikimeve akute.”- tha toksikologia Sonila Tivari.
Është detyrë e AKU që të na sigurojë ushqime të sigurta, por për sa kohë kimikatet bujqësore shiten dhe përdoren pa kontroll siguria ushqimore vihet në pikëpyetje.
Burimi: AKU