Ekspertët: Bëni më shumë seks, për të përmirësuar shikimin

Mund të ndiheni  të përgjumur  dhe pa energji pas një seksi pasionant, por një gjë është e sigurt që shikimi juaj do të  jetë me i mirë pas një seksi të mirë. Kështu thonë studiuesit shkencorë.

Ekspertët kanë thënë se akti i seksit shkakton një sasi hormonesh, të cilat jo vetëm që shkaktojnë kënaqësi, lumturi dhe lidhje, por gjithashtu përmirësojnë shikimin duke relaksuar muskujt e syrit, qafës dhe shpatullave.

Specialisti i shëndetit seksual në Spitalin Spire Liverpool, Dr.Arun Ghosh, vëren se seksi relakson muskujt dhe lehtëson tensionin e qafës dhe shpatullave.

“Çuditërisht, seksi mund t’ju tregojë gjithashtu nëse keni nevojë për syze” shprehet ai.

“Kam pasur pacientë që ankohen për shikim të dobët pas seksit. Ajo që ka ndodhur është se, si të gjithë muskujt e tjerë në trup, muskujt e syrit të tyre janë relaksuar dhe po performojnë me aftësinë e tyre të vërtetë, në vend që të tendosin dhe të rrahin sytë si zakonisht. Pra, nëse shikimi juaj turbullohet pas seksit, ia vlen të bëni një test sysh”, këshillon Ghosh.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *