Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.
Pritet të hënën e ardhshme në datë 12 qershor në orën 12:00, Alla të dalë para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me vendimin e lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie kundrejt arrestit me burg të caktuar më herët.
Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët. Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga.
Lefter alla akuzohet për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.
Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.
Masat e sigurisë për 12 të arrestuarit
Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,
Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Kastriot Ibrahimaj, administrator i ‘BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve.