Me siguri keni pasur ose keni një partner i cili nuk i përgjigjet telefonatave tuaja ose ju thotë vazhdimisht se nuk i pëlqen të qëndrojë gjatë në telefon. Në fakt ka disa arsye se përse burrat nuk pëlqejnë të marrin në telefon. Sipas studimeve, burrave nuk u pëlqen të përgjigjen në telefon por u pëlqen të dërgojnë mesazhe. Burrat shihen si më praktikë dhe përdorin aparaturat digjitale për arsye të thjeshta si vendosja e një orari takimi ose konfirmimi i punëve të cilat duhet të përfundojnë përgjatë ditës.
Mesazhet marrin më pak kohë e përpjekje nga ana e tyre krahasuar me një telefonatë ose mesazh zanor. Julie Spira, krijuesja e “Cyber-Dating Expert” ishte tërësisht dakord me këtë mënyrë arsyetimi duke shpjeguar se në pjesën më të madhe të rasteve ka vënë re këtë metodologji. Doktori Zach Hill shpjegoi se një ndër arsyet përse burrat preferojnë të dërgojnë mesazhe është frika nga refuzimi. Ai u shpreh:
Takimet mund të jenë frikësuese dhe fshehja pas ekranit të një celulari i bën bisedat më të lehta. Thirrjet me dikë me të cilin nuk jeni ende rehat janë po aq të sikletshme. Kur i dërgoni mesazh dikujt, keni kohë të mendoni se çfarë do të thoni. Kur bën një telefonatë fillojnë ngatërresat e fjalëve ose thënia e diçkaje të gabuar.
Psikologia Carole Lieberman mendon se gratë duhet të shprehin se çfarë konkretisht i shqetëson, pasi ndryshe nuk do të shohin asnjë përmirësim. Sipas saj mund të thoni:
“Hej, do të doja të dëgjoja zërin tënd, më telefono”.
Kjo do t’u japë burrave mesazhin se nuk mjafton vetëm një lloj komunikimi. Shumë djem e burra kanë treguar se ndonëse nuk u pëlqen ta përdorin telefonin e tyre gjatë gjithë kohës, e bëjnë me kënaqësi kur pëlqejnë vërtet dikë. Këtë mënyrë sjelljeje e shohim sidomos në fazat e para të njohjes.
Ata shpjegojnë se nëse djali që pëlqeni nuk ju telefonon ose ju shkruan shpesh, dijeni se nuk ka ndonjë interes të madh. Dave Grossman, nga “CanoodleOnline” thotë:
“Jetojmë në epokën e mesazheve të shkruara, ndaj është e vështirë të heqësh dorë nga një zakon i cili na është rrënjosur prej vitesh dhe është bërë pjesë e përditshmërisë”.