Të gjithë e duan çokollatën. Por duket se shumë pak e hanë atë siç duhet, pasi miliona njerëz bëjnë një gabim shumë të zakonshëm.
Sipas shkencëtares së ushqimit Natalie Alibrandi, çokollata nuk duhet të ruhet në frigorifer pasi nivelet e lagështisë janë shumë të larta. Përkundrazi, temperatura ideale për ruajtjen e çokollatës është 18 gradë Celsius.
Një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar se një çokollatë nuk është ruajtur siç duhet është kur nuk bën tingullin karakteristik të ‘krisjes’ kur pret një copë.
Nëse një çokollatë shkërmoqet ose shkrihet shumë shpejt në duart tuaja, atëherë ndoshta nuk është ruajtur siç duhet.
Për më tepër, kur ruani çokollatat tuaja në frigorifer, mund të shihni që sipërfaqja e tyre bëhet e bardhë ose mund të zbuloni se shija e tyre është ndryshuar nga erërat e ushqimeve të tjera.
Megjithatë, ky është të paktën një gabim i zakonshëm, pasi një sondazh i kryer në Britani tregoi se 78% e të anketuarve mbajnë çokollata në frigorifer.
Koha më e mirë për çokollatë
Sipas Alibrandit, koha më e mirë për të ngrënë çokollatë është ora 11:00, pasi kakaoja përmban kafeinë dhe sheqer, ndaj duhet konsumuar idealisht para drekës. Kjo është diçka që e bën vetëm një në pesë.
Sipas ekspertëve, duhet ta lini çokollatën të shkrihet në gojë dhe të mos e përtypni, për një eksperiencë më të këndshme.
Gjithashtu, shkencëtarët thonë se gjashtë copa janë sasia ideale për të shijuar shijen e çokollatës, edhe pse të paktën 1 në 2 pranojnë se nuk ndalojnë së ngrëni para se të mbarojnë të gjithë paketën.