Një artikull i gazetës turke Yeni Safak e krahason madhësinë e tërmetit të rënë me atë të “130 bombave atomike”, duke paraqitur opinione ekspertësh mbi tërmetin vdekjeprurës që goditi vendin dhe Sirinë veriore.
Gjeologu dhe akademiku turk Dr. Okan Tugsuz pohoi se tërmeti i së hënës ishte rezultat i një akumulimi energjie “me madhësinë e 130 bombave atomike”.
“Tërmeti Kahramanmara ishte i madh dhe i barabartë me 130 bomba atomike. Duket se ka qenë shkatërrues në një zonë shumë të madhe, të paktën 300 km në diametër dhe u ndje në një zonë të madhe nga Batumi në Egjipt dhe Qipro. Hera e fundit që kemi qenë dëshmitarë të një tërmeti të kësaj magnitude ishte më 17 gusht 1999.
Duke marrë parasysh se nuk ka pasur një tërmet në zonë që nga viti 1513, një tërmet i kësaj magnitude nuk është befasues” – tha ai.
Nga ana tjetër, Dr. Suleiman Pambal foli për një “tërmet që sizmologët e kanë pritur prej vitesh” dhe se si nxitimi i tij preku dyfishin e gravitetit.
“Ishte një tërmet të cilin e prisnim dhe flisnim prej vitesh. Në seksionet Sincik, Gölbaşı, Türkoğlu dhe Hatay të kësaj thyerje ka pasur hapësira sizmike dhe zona me probabilitet të lartë tërmetesh. Mund të themi se tërmeti pati një përshpejtim shumë të fortë duke parë të dhënat që morëm nga sensorët.
Sipas të dhënave që morëm nga një sensor, tërmeti ka arritur një nxitim 2 herë të gravitetit. Duke marrë parasysh që nxitimi mesatar arrin 65% të gravitetit, ne mund ta kuptojmë më qartë magnitudën e tërmetit”, tha ai për Yeni Safak.