Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi të mërkurën se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.
Eksperti i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj tha se më të rrezikuar nga konsumimi i këtij produkti janë moshat pediatrike, pasi kanë një sistem imun të pakonsoliduar dhe dy grupet e tjera; të moshuarit mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.
Ai theksoi se bakteret që ndodhen në salçiçet e infektuara u rezistojnë temperaturave të larta dhe të ulëta, ndaj konsumimi i atyre që janë përfshirë në lotet sipas njoftimit të AKU paraqet problematikë për konsumatorin, pavarësisht gatimit.
Eksperti sugjeroi që kushdo që ka konsumuar nga produktet e lajmëruara nga AKU duhet të bëjë një konsultë tek mjeku./euronesw