Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço zbulon se ku e kanë fillesën atentatet nga makinat të cilat janë mjaft të përhapura në vendin tonë.
I ftuar tek ABC ai rrëfeu se këto metoda janë përdorur fillimisht në Ukrainë në shekullin e kaluar.
Eksperti thekson se atentatet me makinë kanë një lloj avantazhi nga autorët, të cilët i ndihmojnë të lënë sa më pak gjurmë në vendin e ngjarjes.
“Na është shtuar shumë kjo metodë. Ka një histori të vjetër dhe fillon nga Ukraina. Kemi vënë re që fillesat i ka në Ukrainë në luftën civile në vitin 1917. Një personazh filloi të sajonte kuaj duke vendosur persona të armatosur që në mënyrë të lëvizshme ekzekutonin. Ka pasur disa elementë që janë shfrytëzuar nga ky model. Është përdorur në Al Capone.
Vijnë në ditët e sotme ku është vënë re një fenomen i shtuar. Të qëllosh nga një makinë do të thotë të jesh i mbrojtur. Po ashtu ke një lloj mundësie që gëzhojat që ti qëllon të mbeten në makinë. Duke pasur xhama të zinj e ke të pamundur të identifikohesh. E pamundur ta identifikosh, pasi makinat që përdoren janë të modifikuara. E fundit, shpejtësia që godet dhe largohesh nuk lë mundësi për kundërpërgjigje”, u shpreh ai.