Eksperti i kriminalistikës: Ardian Nikulaj duhet të kalonte në filtër, ka qënë i dënuar më parë

Ardian Nikulaj kishte qenë i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh e megjithatë vazhdonte të garonte në çdo palë zgjedhje në zonën e Lezhës.

Eksperti i kriminalistikës tha se ai duhet të kishte kaluar në filtrat e instancave përkatëse për shkak të futjes në politikë.

Ka shumë individë që kanë probleme me ligjin por mbeten të pa shqetësuar derisa përfshihen në politikë ku sulmohen për shkak të interesave të palës kundërshtare.

“Ishte dënuar për falsifikim dokumentesh. Nuk e di a i është kërkuar dëshmi penaliteti. Tjetrit nëse i kap njëherë polici me alkool i shkatërrohet karriera. Njerëzit që kandidojnë duhet të jenë në filtër. Disa personave u kanë dalë probleme sa janë futur në politikë. Sepse kalon në këto filtra dhe përfundonin në burgje. Njeriu duhet ta ndajë se çfarë rruge zgjedh.

Nëse ti merresh me biznese të paligjshme shihet nga pasurimi i menjëhershme. Ka korridore të tjera që vijnë flukse të tëra parash. Në politikë ka rivalitet dhe ka palë të interesuara për të dëmtuar njëri tjetrin. Filtri i parë është shteti. I ndjeri ka kandiduar me një parti anonime dhe kishte marrë 3500 vota. Deri tani po serviret si ngjarje për gjakmarrje”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *