A jemi vërtet të sigurt që gjuetarët-mbledhës të Paleolitit, 2.5 milionë-10,000 vjet më parë, ushqeheshin kryesisht me mish dhe shumë pak me karbohidrate?
Nuk është hera e parë që ekspertët e bëjnë këtë pyetje dhe ata përgjigjen negativisht. Herman Pontzer, një antropolog evolucionar në Universitetin Duke në SHBA, arriti në përfundime të ngjashme me ato të kolegëve të tij se dieta e paraardhësve tanë ishte e larmishme dhe e ndikuar nga disa faktorë, duke përfshirë klimën, vendndodhjen dhe sezonin e ushqimit.“Ne mund të mësojmë shumë për të kaluarën duke parë zakonet e gjuetarëve-mbledhës të së tashmes”, komenton ai duke iu referuar Hadza-ve, një grup etnik që jeton në Tanzani që bën një jetë të ngjashme me atë të paraardhësve tanë paleolitikë.
Në një intervistë me revistën Knowable, Pontzer shpjegon se çfarë mësoi nga vëzhgimi i tyre dhe cilat gabime na shtynë të mendojmë se paleodieta bazohej pothuajse ekskluzivisht në konsumimin e mishit.
Sipas Pontzer ka disa arsye pse kur mendon për një njeri paleolitik e lidh automatikisht me gjuetinë dhe një dietë të pasur me mish gjahu.
Para së gjithash, pikërisht fakti që njeriu mendon për një burrë:
“Në vitet e para të shekullit të njëzetë, shumica e veprave etnografike ishin shkruar nga burra dhe fokusuar në punën e burrave”, shpjegon eksperti. Por nëse është e vërtetë që burrat gjuanin, gratë mblidhnin, atëherë boshllëku në studime dhe besimi sugjeron se gjuetia ishte burimi kryesor i jetesës.
Së dyti, të dhënat etnografike që disponojmë kanë të bëjnë kryesisht me popullsinë e veriut (të Arktikut, për shembull), të cilët hanin më shumë mish për t’i mbijetuar klimës së ashpër. Por njerëzit që jetonin pranë oqeanit ose lumenjve hanin shumë peshk; ata që jetonin në pyje ose në vende të pasura me bimësi ushqeheshin kryesisht me bimë.
Aspekti i fundit që favorizoi afirmimin e idesë se paraardhësit tanë kanë jetuar kryesisht nga gjuetia janë dëshmitë arkeologjike që kanë mbërritur deri në ditët tona: “Veglat prej guri dhe shenjat e armëve me tehe në kockat e kafshëve rezistojnë shumë mirë me kalimin e kohës”, nënvizon Pontzer. Shufrat prej druri që përdoren për gërmime dhe bimë, nga ana tjetër, përkeqësohen shpejt.
Pontzer studioi tërësisht zakonet e Hadza-ve, një komunitet prej disa qindra gjahtarësh-mbledhësish që jetonin në Tanzaninë veriore.
Rezultatet e studimit të tij, të publikuara në Annual Revieë of Nutrition, flasin për një popullsi që jeton si në Paleolitik, duke ngrënë mish të gjuajtur me armë primordiale dhe duke mbledhur fruta, manaferra dhe mbi të gjitha mjaltë. “Burrat gjuajnë me harqe dhe shigjeta, gratë korrin ushqime bimore me dorë ose duke gërmuar me shkopinj”, shpjegon Pontzer. Vëzhgimi se si jetojnë këto fise tani na bën të kuptojmë se si kanë jetuar në të kaluarën, pse këto popullsi janë larg teknologjisë dhe komoditeteve moderne dhe sillen ashtu siç do të kishin bërë paraardhësit tanë.
Dieta Hadza ndryshon ndjeshëm me ndryshimin e stinës. Në shkurt ata ushqehen kryesisht me mjaltë, një ushqim i pasur me karbohidrate dhe kalori, në korrik me manaferrat dhe në shtator me mish. “Gjëja kryesore që na mësojnë Hadza-t është fakti se mund të jeni të shëndetshëm duke adoptuar dieta të ndryshme”, përfundon Pontzer, duke theksuar se të vetmet ushqime që duhen shmangur për të qëndruar të shëndetshëm janë ushqimet fast food.