Eksperti sqaron pse po thahen kanalet e Venecias

Ditët e fundit janë tharë disa nga kanalet e Venecias, duke u ofruar turistëve spektaklin e pazakontë të gondolave të ngecur në brigjet e baltës.

Ky është një fenomen “absolutisht normal”, i tha AFP të martën Alvise Papa, kreu i qendrës së parashikimit të baticës së Venecias. “Rreth 70% e fenomeneve të baticës ndodhin pikërisht në atë periudhë, nga janari në shkurt”.

Baticat nuk mjaftojnë për të tharë kanalet, por këtë vit ato u shoqëruan me presion të lartë atmosferik në kuadër të një anticikloni që pengoi ardhjen e shiut.

Deri në vitin 2007-2008, ky fenomen “ndodhte çdo vit, atëherë nuk kishim baticë si ato të shënuara ditëve të fundit”, tha ai.

Turistët janë kuriozë të shohin qartë themelet e disa ndërtesave që ndodhen buzë kanaleve.

Një përmbytje që argëton turistët, por rrezikon themelet e pallateve të vjetra të qytetit, të klasifikuar si trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Që nga tetori 2020, është vënë në zbatim një sistem digash artificiale i quajtur MOSE (Moisiu në italisht) që kur ngritja e ujit të detit Adriatik arrin një nivel alarmi prej 110 cm.

I pyetur për një marrëdhënie të mundshme mes baticës spektakolare të ditëve të fundit me episodin e thatësirës që prek një pjesë të Evropës apo ngrohjen globale, eksperti u përgjigj jo.

“Duke filluar nga e mërkura do t’i rikthehemi gjendjes normale”, përfundoi ai me optimizëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *