Mbretëresha e dinte se nuk do të kthehej nga Balmoral dhe donte të kalonte atje momentet e fundit të jetës, tha një eksperte e Mbretërisë së Bashkuar.
Katie Nicholl, korrespondentja mbretërore e Vanity Fair, beson se Mbretëresha Elizabeth II dëshironte të ishte në rezidencën e saj skoceze në Balmoral nëse do të vdiste, në vend që të qëndronte në Pallatin Buckingham ose Kështjellën Windsor.
Monarkja ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare pasi kaloi një kohë në pasurinë e saj të dashur në Balmoral gjatë verës.
Ekspertja e mbretërisë beson se Mbretëresha e dinte se ajo nuk do të kthehej në Windsor ose në Pallatin Buckingham.
“Mbretëresha e dinte se ajo nuk do të kthehej në Kështjellën Windsor ose në Pallatin Buckingham, mendoj se ajo donte të ishte në Balmoral dhe donte të kalonte atje”, tha Katie për BBC.