Mëngjesin e sotëm, pranë Liqenit të Thatë, shtetasit me iniciale R.P, i është vendosur një sasi e vogël eksplozivi.
Policia raporton se ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësti të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.