Policia e Durrësit ka bërë publike pamjet nga megaoperacioni i koduar “Porositësi”.
Si rezultat i këtij të fundit janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjetër janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, ku u bënë pjesë e rrëmbimit në autostradën Tiranë-Durrës.
Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.