Eksplozivi në Shkodër, Policia jep detaje: Brenda pakos kishte…

Pasi vendosjes së një sasie tritoli tek makina e drejtoreshës së Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër Suida Kukës, ka reaguar përmes një deklarate edhe Policia e Shtetit.

Në njoftimin e saj mbi ngjarjen Policia se pas marrjes së informacioni për eksplozivin, ishin forcat speciale RENEA, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Njoftimi i Policise:

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *