Seanca në Apel për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer është shtyrë sërish. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatit të bosit turk,për përjashtimin e gjyqtarit të vetëm të çështjes Valbon Çekrezit.
Kjo kërkesë vjen pasi seancën e kaluar gjyqtari vendosi të gjobisë avokatin mbrojtës të Ozer për zvarritje të procesit gjyqësor dhe të kërkojë caktimin e një avokati kryesisht për mbrojtjen e shtetasit turk.
Më 17 nëntor të këtij viti, gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan vendosi ekstradimin në Turqi të Ozerit,vendim ky që u ankimua në Apelin e Durrësit. Sipas Ozer dhe mbrojtjes së tij, ekstradimi në Turqi rrezikon jetën e ish-bosit turk të kriptomonedhave.