Berat Gashi, i dënuar për tentativë për posedim, blerje dhe transport të kokainës, është ekstraduar drejt Belgjikës me kërkesë të autoriteteve belge. Shtetasi nga Kosova rezulton i dënuar me 40 muaj burg nga gjykata belge.
Veprat për të cilat është dënuar janë: “Tentativë e vjedhjes të një sasie kokaine në Portin e Amversit ku është pikasur nga pamjet filmike pranë kontenierëve që kishin ardhur nga Ekuadori si edhe për veprën e trafikimit të lëndëve narkotike.”
Gashi u arrestua në mars të vitit 2021 në portin e Antwerpit.