Albert Koxha, një shqiptar i kërkuar për trafik droge është ekstraduar në Francë. Në fund të janarit të këtij viti, pas një urdhër ndalimi ai është kapur në Gjermani.
Koxha rezulton i kërkuar prej vitit 2016 nga autoritetet franceze dhe i dënuar në mungesë nga Gjykata Kriminale e Albertville në vitin 2017 me 6 vjet burg, 30 mijë euro gjobë dhe ndalim i përhershëm nga territori francez.
Ai rezulton i përfshirë në një rrjet trafikantësh shqiptarë droge.