Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në takimin me fokus Ekstremizmin e Dhunshëm.
Në fjalën e tij, Veliaj tha se Linja e Këshilimit ka ndihmuar shumë gra e vajza të rikthyera nga zonat e konfliktit.
Sakaq, kjo linjë i ka ardhur në ndihmë duhe i siguruar strehim, ushqim por edhe asistencë psikologjike, bashkia është përfshirë në trajtimin e gjendjes emocionale të fëmijëve dhe nënave pasi kthehen nga vendet me konflikt.
“Besoj shumë te ky projekt ndaj dhe jam këtu. Më vjen mirë që kjo sallë është e mbushur me aktivistë dhe atyre autoriteteve që janë prej fillimit të punës. Tirana në disa raste kritikohet që mungon intimiteti por nga ana tjetër është positive, pasi të largon nga thashethemve të provincës. Në këtë ne kemi një fokus të madh, pikërisht fëmijët. Bashkia është përfshirë në trajtimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike të fëmijëve dhe nënave pasi kthehen nga vendet me konflikt. Fëmijët mos të jenë kontigjent i konflikteve por të rriten me dashuri”, tha ndër të tjera ai.