Prokuroria e Ekuadorit zyrtarizoi akuzën për krim të organizuar ndaj trafikantit shqiptar të drogës Dritan Gjika.
Ai identifikohet si bosi i mafies shqiptare në territorin ekuadorian.
Organizata kriminale dërgonte tone kokainë të prodhuar në Valle Del Cauca dhe do të ishte përgjegjëse për 11 dërgesat nga porti i Guayaquil drejt vendeve evropiane si Belgjika, Holanda dhe Spanja.
Sipas prokurorisë Dritan Gjika dhe Mario S ishin përgjegjës për koordinimin e veprimeve logjistike në territorin ekuadorian dhe spanjoll.
Gjithashtu Gjika është është i lidhur me biznesmenin ekuadorian Ruben Cherres i cili u vra vitin e kaluar pas zbulimit të një hetimi policor që hetonte lidhjet e tij me këtë trafikant të dyshuar droge.