“Ekzekutimi i 3 grave, akt terrorist”, Karamuço: Vrasjet në lokacione të ndryshme ç’organizuan policinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka konsideruar vrasjen e 3 grave në Tiranë nga Dan Hutra, si një akt terrorist.

Karamuço sqaroi se Hutra krijoi kaos tek policia e shtetit për shkak të mënyrës së veprimit, duke kryer krimet në 3 lokacione të ndryshme në Tiranë. Sipas tij, kjo metodë përdoret nga terroristët duke ç’organizuar policinë.

“Kemi dy nënkategori tek feminicidi. E para është krimi i pasionit, krimi i momentit. Këto janë vrasje të ç’organizuara, ata i arreston menjëherë sepse pasi këta persona kryejnë krimin, ata ose dorëzohen ose vrasin veten. Tjetra është vrasja e urrejtjes brenda feminicidit serial. Këta kanë krenari, pushtetin patriarkal shumë të theksuar. Kam parë disa elementë shumë të madh të kësaj tek Dan Hutra. Frika më e madhe e tyre është braktisja. Ky e ka pasur këtë frikë tërë kohës. Kur nuk i shkonte në një takim bashkëshortja, ky shqetësohej se e tradhtonte. Mënyra si e ka menduar, nuk i përket një qasje kriminale që ne e studiojmë normalisht në ato vrasjet, qoftë edhe seriale. Por, lidhet më shumë me metoda terroriste.

Në 2015-ën, këto quhen vrasje stacionare që kanë lidhje edhe me çfarë do realizosh dhe çfarë do shkaktosh. Një kaos në organet ligjzbatuese që të fitosh kohë për t’u larguar dhe të lësh sa më pak prova. Policia duke pasur disa vrasje në disa lokacione, ngre duart lart. Vrasje këtu, vrasje atje, policia u ç’organizua në mënyrë të organizuar. Kjo është metodë që e kanë përdorur në 2015-ës. Kemi shembullin në Francë, ku terroristët bënin vrasje në disa lokacione. Dan Hutra e ka menduar që policia do i vihej prapa, por duke bërë vrasje në disa lokacione, do pakësoheshin forcat, dhe policia do merreshin me vendngjarjet në fillim, pastaj me kapjen e autorit. Ne s’kemi aq shumë burime njerëzore. Ky në kohë rekord kreu të gjitha vrasjet”, tha Karamuço./panorama.tv

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *