Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Vaun e Deas, mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë një person.
Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës si autor i dyshuar i vrasjes së 44-vjeçarit Pjetër Kola, mbrëmjen e djeshme në fshatin Qafë-Çelë në Pukë.
44-vjeçari, nga Lezha u dërgua me urgjencë në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës nga 2 persona ende të panjohur por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për pasojë u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Ai kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por, nuk ia doli të mbijetonte.