Eleminimi i biznesmenit Behar Sofia/Vihet në pranga ekzekutori dhe tre bashkëpunëtorët e tij

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia, 25 shkurtin e këtij viti në Tiranë. Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar, si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë.

Policia ka mundur që të vërë në pranga ekzekutorin, dhe tre prej bashkëpunëtorëve të tij. Për ngjarjen e rëndë është ndaluar në Malin e zi një 23 vjeçar, me inicialet E.SH.

Po ashtu në komisariat është shoqëruar dhe binjaku i tij. Dje në orët e vona janë shoqëruar dhe tre persona të tjerë, banorë në qytete të ndryshme, të dyshuar si bashkëpunëtorë.

Pas identifikimit dhe ndalimit të tij, autoritetet fqinje kanë dorëzuar të riun te policia shqiptare, për të vazhduar më tej me marrjen në pyetje dhe procedurat e tjera hetimore.

Ka qenë dëshmia e 23-vjeçarit që ka zbuluar dhe tre të akuzuarit tashmë të ndaluar, që dyshohet se vepronin si celulë të vrasësve me pagesë.

Sofia u ekzekutua paraditen e 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, me dy plumba në qafë dhe shpatull.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *