Biznesmeni shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kamer Idrizi, 43-vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e tij, ndërsa në momentin ku ndaj tij u hap zjarr ishte në makinë së bashku me nipin.
Në momentin e krimit, ai ka qenë brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën, deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.
Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen Butel 2. Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.
43-vjeçari rezultonte një emër i njohur për policinë, për precedentët e mëparshëm penalë.