Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se ende nuk ka prova të forta që vërteton se Ruben Saraiva ishte personi që qëlloi duke i marrë jetën Nikulajt.
Sipas tij aktualisht ka prova indirekte për një grup që ka ardhur për të kryer një krim por nuk kemi një person që e identifikojmë plotësisht që ky ka ardhur për të kryer vrasjen.
“Ata duhet të marrin një vendim të vlerësuar në bazë të provave të mbledhura nga pala shqiptare. Për këtë qëllim kanë sjellë edhe ekspertë të policisë kundër krimit të organizuar dhe një prokuror i cili nesër në seancë do të ketë bindjen për të paraqitur të gjitha materialet e mbledhura.
Ne kemi aktualisht me prova indirekte një grup që ka ardhur për të kryer një krim por nuk kemi një person që e identifikojmë plotësisht që ky ka ardhur për të kryer vrasjen.
Ruben Saraiva është ende në arrati dhe është e paprovuar që ky person ka kryer krimin sepse nuk gjendet arma dhe nuk e lidhim dot personin, mund të lidhet nga rrobat por nuk e lidh atë me një person duhet të kemi armën, gjurmët e gishtave e gjithçka që ta bëjë të kopsitur. Për vendet si Shqipëria ata janë shumë skeptike për ekstradim. Janë dy ende në kërkim, njëri prej tyre po përqesh drejtësinë tonë nga “Tik Toku”. Deri tani vepra penale për të cilën gjykohen këta persona është vrasja me paramendim në bashkëpunim për interes. Nuk ka ende gjakmarrje, sepse domethënë që e lidh subjektin në mënyrë të drejtpërdrejtë ne e kemi me pagesë.”– tha Karamuço në TCH.