Referuar informacioneve që Policia e Shtetit, ka mbledhur lidhur me ekzekutorin e Ardian Nikutajt dyshohet se ai fshihet në Greqi. Burime bëjnë me dije se portugezi Saraiva, vijon të jetë në Greqi.
Referuar sistemit TIMS- portugezi, ka dalë nga territori i Shqipërisë një ditë pasi ekzekutoi Nikulajn.
Ai ka hyrë në Kapshticë më datë 20 Prill, ndërsa sipas autoriteve greke që prej asaj dite, ai nuk e ka dalë nga shteti grek.
Përvec portugezit në kërkim për atsntatin e 19 prillit vijon të jetë edhe shtetasi angles Herry Simson. Policia po shkëmben informacione si me autoritet portugeze, por edhe me ato angleze për arrestimin e tyre.
Kujtojme se një ditë më parë në pranga përfunduan Edmond Haxhia dhe 3 shtetas anglezë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e 50 vjecarit.