Albano Velo 30-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, të ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022 në rrugën “Fadil Bodinaku” në një lokal në Tiranë është i biri i një polici.
Albano Velo është larguar nga Shqipëria më datë 20 dhjetor disa ditë pas atentatit ndaj Edmond Papës.
Përplasja e tre grupeve për trafikun e drogës ka sjellë sagën e vrasjeve të 6 muajve të fundit, konkretisht të Aleksandër Sadikajt, Edmond Papës dhe të dy shqiptarëve të vrarë më parë në një lokal në Greqi.