Ekzekutimi i Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vite burg për organizatorin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),  ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin, një nga organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019.

Ndërsa për Elvis Gaçajn, prokuroria kërkoi dënimin me 7 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje u dënua me 25 vite burg Blendi Teta si person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin.

Kujtojmë se Malko ka qenë ish-efektiv i policisë dhe dyshohej se ishte pjesë e grupit të Martinajt. Sakaq, në muajin shkurt është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka, një ndër autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *